Rama: Nën kontroll dhe çmimet e artikujve bazë të shportës

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri qeveria shqiptare bëri të ditur sot se ashtu siç bëri me çmimet e karburanteve, do të ndërhyjë edhe për artikujt bazë ushqimorë të shportës. Kryeministri Edi Rama e komunikoi këtë vendim në një takim që ai pati me përfaqësuesë të kompanive që prodhojnë ose furnizojnë tregun.