Avioni Boeing 737 me 132 udhëtarë në bord rrëzohet në provincën jugore Guangxi

China Plane Crash

Zyrtarët kinezë thonë se një avion Boeing 737 me 132 udhëtarë në bord u rrëzua sot në provincën jugore Guangxi.

Sipas agjencisë kineze të aviacionit, aeroplani i linjës ajrore kineze Eastern, po fluturonte në një lartësi prej 9144 metrash kur papritur, rreth orës 14 e 20, filloi të binte në rënie të lirë.

Sipas të dhënave aeroplani u përplas brenda një minute e gjysmë pas asaj çfarë i ndodhi, që nuk dihet ende. Deri tani nuk ka njoftime për ndonjë të mbijetuar.

Fshatarët e zonës përreth ishin të parët që shkuan në zonën ku u rrëzua aeroplani, i cili shkaktoi një zjarr të madh që u kap nga satelitët e NASA-s.