Azilkërkuesit rusë dhe ukrainas përballen me realitete të ndryshme në kufirin amerikan

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarë ukrainas dhe rusë po udhëtojnë drejt qytetit kufitar meksikan të Tihuanës, me qëllim që të kërkojnë azil politik në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa shumë ukrainas arrijnë ta kalojnë kufirin, qytetarët rusë po hasin në pengesa më të mëdha për të hyrë në Amerikë.