Ekspertët: Motivi i Putinit, t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Ekspertët thonë se ai është një udhëheqës ideologjik, që ka për qëllim t’ia rikthejë Rusisë statusin e superfuqisë, që e humbi pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.