Franca në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Franca po voton të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një garë mes presidentit aktual, Emmanuel Macron dhe politikanes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Zoti Macron është në pozicion të mirë për t’i rizgjedhur për një mandat të dytë pesë-vjeçar, megjithatë epërsia e tij ndaj zonjës Le Pen, varet nga një pasiguri e madhe: votuesit që mund të vendosin të qëndrojnë në shtëpi.

Një fitore e zotit Macron, e cila mund të ketë ndikim të gjerë për drejtimin e ardhshëm të Evropës dhe përpjekjet perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë, do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Lexoni edhe këtë Zgjedhjet në Francë, analistët: Një fitore e Marine Le Pen, e dëmshme për sigurinë evropiane

Të gjitha anketat e ditëve të fundit flasin për një fitore të centristit 44 vjeçar pro-evropian, megjithatë diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste 53-vjeçare ndyrhson në varësi të anketave. Ato parashikojnë gjithashtu një numër ndoshta rekord të lartë të njerëzve që ose do të hedhin një votë të pavlefshme ose nuk do të votojnë fare.

Lexoni edhe këtë E majta ekstreme franceze nuk jep udhëzime votimi pas konsultimeve të brendshme

Të dy kandidatët po përpiqen të sigurojnë 7.7 milionë votat e një kandidati të majtë, që humbi në raundin e parë. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit të së dielës dhe mbyllen në orën 19:00. në shumicën e vendeve, përveç qyteteve të mëdha, që kanë zgjedhur t'i mbajnë vendvotimet e hapura deri në orën 20:00.