Serbi, tone pro-ruse në përvjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore

Your browser doesn’t support HTML5

Disa qindra veta parakaluan në Beograd për të nderuar trupat serbe dhe sovjetike që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesëmarrësit mbanin në duar simbole në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë. Serbia një aleate e vjetër e Moskës, ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.