Shqipëri, digjet edhe raundi III, zgjedhja e presidentit tani në dorë të socialistëve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, parlamenti dogji dhe raundin e tretë të votimit për presidentin e ri, në mungesë të një kandidature. Në dy raundet e fundit socialistët nuk kanë asnjë pengesë për të zgjedhur një emër të propozuar prej tyre, duke qenë se mjafton shumica e thjeshtë e deputetëve.