Ditari - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, vizitojnë Ukrainën

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, vizitojnë Ukrainën, dhe takohen me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, rithekson qëndrimin se Ballkani Perëndimor është përparësi strategjike e BE-së, ndërsa u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përparojnë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve. Ekspertët thonë se vendet e Ballkanit perëndimor i kanë shtuar përpjekjet për ri-integrimin e të kthyerve nga zonat e konflikteve si Siria dhe Iraku, por paralajmërojnë se procesi do të jetë i gjatë dhe i vështirë