Kriza e Sri Lankës përmes fotografive

Shtetasit e Sri Lankës që jetojnë në Maldive protestojnë në qytetin Male, kundër ardhjes së ish-Presidentit Gatabaya Rajapaka, pas largimit të tij nga vendi.
 

Protestuesit qëndrojnë në tarracën e zyrës së Kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij pas largimit të Presidentit Gotabaya Rajapaksa, i cili iku nga vendi në mes të krizës ekonomike.
 

Demonstruesit e mbledhur jashtë zyrës së Kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesignhe, në Kolombo më 13 korrik 2022.
 

Një protestues brenda një ambulance, i plagosur gjatë përleshjeve me policinë para parlamentit, në Kolombo më 13 korrik 2022.

Demonstruesit hedhin shishe me ujë në drejtim të forcave  të ushtrisë gjatë protestës antiqeveritare jashtë zyrës së kryeministrit të Sri Lankës në Kolombo, më 13 korrik 2022.

Protestuesit hyjnë në ndërtesën e zyrës së kryeministrit të Sri Lankës në Kolombo, më 13 korrik 2022.

Ushtarët e Sri Lankës mundohen të pengojnë futjen e protestuesve në zyren e kryeministrit në Kolombo, më 12 korrik 2022.

Një protestues ulur në një karrige, i rrethuar nga protestues të tjerë, pasi demonstruesit u futën në zyrën e kryeministrit në Kolombo, më 13 korrik 2022.

Një protestues duke ndihmuar një protestues tjetër pasi policia hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën para zyrës së kryeministrit të vendit, më 13 korrik 2022.

Protestuesit qëndrojnë pranë mureve që rrethojnë zyrën e kryeministrit të Sri Lankës në Kolombo, më 13 korrik 2022.
 

Demonstruesit çajnë portën e zyrës së kryeministrit të Sri Lankës, gjatë protestës në Kolombo ku kërkohet dorëheqja e tij.

Pjesëtarët e ushtrisë mes tymit të gazit lotsjellës, ndërsa protesutesit sulmojnë ndërtesën ku ndodhet zyra e kryeministrit, më 13 korrik 2022.

Protestuesit sulmojnë zyrën e Kryeministrit Ranil Wickremesinghe në Kolombo, më 13 korrik 2022.

Një grua fotografohet para një pikture brenda shtëpisë së Presidentit Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua mes krizës ekonomike të vendit.

Njerëzit presin në radhë për t’u furnizuar me gaz për shtëpitë e tyre, në një pike shpërndarjeje në Kolombo të Sri Lankës, më 12 korrik 2022.