Ditari - Kurti thirrje banorëve serbë të përdorin targa të Kosovës dhe të mos bien pre e dezinformimit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri mbërrin një anije me grurë nga Ukraina me një ngarkesë mbi 6 mijë tonë. Në Kosovë Kryeminstri Kurti u bën thirrje qytetarëve serbë t'i kthejnë targat e makinave në targa të Kosovës dhe të mos bien pre e fushatës së dezinformimit, që synon destabilizimin, siç u shpreh ai. Ish-presidenti Trump pretendon se kontrolli nga FBI-ja në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida është i motivuar politikisht. Por si mund të ndikojë ky zhvillim për ambicjet e mundshme të ish-presidentit për të kandiduar përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024?