Ditari - Anketa: Bie përkrahja për Bashkimin Evropian në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti rus Vladimir Putin, nënshkruan ligjet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Mes paralajmërimeve të tij për përdorimin e armëve bërthamore, Uashingtoni thotë se një gjë e tillë do të kishte "pasoja katastrofike". Dy hulumtime që janë publikuar gjatë këtij viti tregojnë se banorët e Kosovës janë duke e humbur besimin tek Bashkimi Evropian. Në Shqipëri, pedagogët e universiteteve publike dolën në protestë duke kërkuar rritjen 50 për qind të rrogave dhe paralajmëruan se nuk do ta nisin vitin akademik më 17 tetor, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.