Perëndimi dhe NATO: Moska mbetet fajtore për shpërthimin në Poloni

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha të mërkuren se raketa që goditi Poloninë pranë kufirit të saj me Ukrainën nuk ishte një “sulm i qëllimshëm” mbi vendin e tij. Zoti Duda sqaroi se raketa me gjasë është hedhur nga forcat ukrainase në përpjekje për të neutralizuar sulmet ajrore nga Rusia.