BE mbështet të rinjtë në përpjekjet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, tha gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër me të rinj, pjesëmarrës në programin “Rural You”, se Bashkimi Europian po financon një numër projektesh me synim mbështetjen e të rinjve për të gjetur mundësi punësimi dhe jetese në vendin e tyre.