Ditari - Ambasadorët e BE-së miratojnë heqjen e vizave për Kosovën

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për mandatin e Këshillit Evropian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës, duke i dhënë një shtysë përpara procesit të liberalizimit të vizave për këtë vend. Në Shqipëri, 5 ekspertë të teknlogjisë së informacionit në administratën publike janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre lidhur me sulmin kibernetik të muajit korrik, i cili goditi sistemet qeveritare të informacionit. Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams organizoi një tubim të veçantë. Ai vlerësoi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin e qytetit.