Ditari- Oxfam: Dy të tretat e pasurisë së botës, në duart e ultra të pasurve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, për shkak të reshjeve intensive, prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhej të vendit, që gjenden në Kaskadën e lumit Drin, kanë hapur portat e shkarkimit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, paralajmëroi përkeqësim të situatës ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkoi bashkive të njoftojnë popullatën e rrezikuar. Grupimi i Partisë Demokratike në Shqipëri i udhëhequr nga zoti Enkelejd Alibeaj u tërhoq sot nga ankimimi i bërë në gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila nuk kishte pranuar të bashkonte në një dosje të vetme, ndryshimet në statutin e partisë të kryera në dy Kuvendet e thirrura në vitin 2021 nga ish kryetari Lulzim Basha. Ndërsa mbahet Forumi Ekonomik Botëror vjetor në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se dy të tretat e pasurisë së botës janë në duart e ultra të pasurve