Ditari - Tiranë: Pas audio-regjistrimeve, rikthehet vëmendja tek ngjarjet e 21 janarit 2011

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë, rikthehet vëmendja tek vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011, pasi prokuroria e kryeqytetit njoftoi se po kryen verifikime të një audio-regjistrimi të urdhërave të Gardës Kombëtare. Familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës protestojnë në Prishtinë në shenjë kundërshtimi të deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin lokal serb të vrarë Oliver Ivanoviç. Vazhdon debati për dërgimin e tankeve në Ukrainë, ndërsa Polonia thotë se mund të dërgojë tanket gjermane, Leopard 2 edhe pa miratimin e Gjermanisë.