Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Selanikut të enjten për të shprehur zemërimin për përplasjen e dy trenave që shkaktoi vdekjen e 57 njerëzve, aksidenti më i rëndë hekurudhor në Greqi.
Në një video të postuar në mediat sociale shihen protestuesit duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta ndërsa marshonin nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit port grek.
Your browser doesn’t support HTML5
Protesta në Greqi
Rreth dy mijë njerëz protestuan edhe në kryeqytetin e vendit, Athinë, ku disa nga protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "jetët tona janë të rëndësishme".
Lexoni edhe këtë Të paktën 57 viktima nga aksidenti i trenave në Greqinë VerioreProtestuesit shprehën zemërimin e tyre kryesisht ndaj autoriteteve dhe dhe kompanive hekurudhore. Të mërkurën në mbrëmje, protestuesit hodhën gurë në zyrat e kompanisë së trenave në Athinë.
Qeveria tha se ndante pikëllimin e njerëzve dhe premtoi të kryente një hetim të plotë për të rregulluar problemet në sistemin e vjetëruar hekurudhor të vendit.