Ditari - AKZM tërhiqet, rishqyrton vendimin për pushimin e drejtorit të Parkut Kombëtar

Your browser doesn’t support HTML5

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë - Karavasta Ardian Koçi është në proces rishikimi pas kërkesës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takohet me partitë opozitare në Kosovë për t’i informuar për përpjekjet për të siguruar zbatimin e marrëveshjes të ofruar nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve. Udhëheqësi kinez Xi Jinping siguron një mandat të tretë, duke konsoliduar edhe më tej pushtetin mes sfidave ekonomike dhe marrëdhënieve të tensionuara me Shtetet e Bashkuara.