Ditari - Shqipëri: Rikthehet në punë zyrtari i pushuar pas intervistës me VOA

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme brenda këtij viti, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama thotë se procesi për lëshimin e të ashtuquajturave “pasaporta të arta” është pezulluar, përsa kohë kjo çështje po vlerësohet nga Gjykata europiane. Këtë ai e bëri të ditur në përfundim të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, BE-Shqipëri, ku morën pjesë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anullon urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës Ardian Koci, që ishte dhënë pas një interviste të tij me Zërin e Amerikës. Zoti Koci i tha Zërit të Amerikës se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr padinë në gjykatë.