Ditari - Në pritje të vendimit të prokurorit për ngritjen ose jo të akuzave ndaj ish-Presidentit Trump

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kërkoi sot nga komuniteti ndërkombëtar të gjykojë dhe dënojë atë që ai e quajti refuzim nga ana e Serbisë për të nënshkruar planin e arritur në Ohër mbi zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Ndërkaq Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë njohje të Kosovës duke theksuar se Serbia nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në Tiranë, gjatë një konference të Institutit për Studime Ndërkombëtare, akademikë perëndimorë dhe vendas folën rreth shqetësimeve që sjell polarizimi politik, si një dukuri, që frenon fuqizimin e demokracisë. Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kriter ka sjellë rënien e sasisë së peshkut dhe dëmtimin e gjallesave detare.