Burkina Faso, mbi dyzet të vdekur në dy sulme

Në Burkina Faso sulmues të panjohur vranë 44 individë në dy sulme të enjten, njoftuan autoritetet. Sulmet ndodhën në fshatrat Kourakou dhe Tondobi në rajonin Sahel të shtetit të Afrikës Perëndimore, një zonë e kontrolluar nga grupet islamike të lidhura me grupet terroriste al Qeda dhe Shtetin Islamik, që kanë kryer sulme të vazhdueshme për vite me rradhë.

Lexoni edhe këtë 51 viktimat nga sulmi xhihadist ndaj ushtrisë në Burkina Faso

Ende nuk është e qartë se kush fshihet pas sulmeve të së enjtes. Të shtunën, autoritetet fajësuan “grupet e armatosura terroriste”.

Lexoni edhe këtë Rriten ndjenjat pro-ruse pas puçit ushtarak në Burkina Faso

Më shumë se 2 milionë njerëz janë zhvendosur dhe mijëra janë vrarë nga dhuna në Burkina Faso, një nga vendet më të varfra në botë. Trazirat shkaktuan dy grushte shteti vitin e kaluar nga ushtria, e cila është zotuar të rimarrë kontrollin e vendit, por nuk ka arritur të frenojë gjakderdhjen.

Lexoni edhe këtë Mali: Militantët humbin terren

Trazirat në rajon filluan në vitin 2012 në Mali, kur islamistët shuan kryengritjen e rebelëve të njohur si Tuareg. Që nga ajo kohë, dhuna është përhapur në vendet fqinje Burkina Faso dhe Nigeri, duke kërcënuar destabilizimin e vendeve bregdetare që shtrihen në rajon.