Ditari- Mali i Zi, merr detyrën presidenti i ri Jakov Milatoviç

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviç bëri sot betimin. Ai u zotua për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Europian, por edhe me shtetet fqinje në rajon. Analistët e pavarur, megjithatë, shprehin rezerva për ndryshim të theksuar dhe pozitiv në skenën politike vendase, duke marrë parasysh ndarjen e skajshme të shoqërisë malazeze. -Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe të Bashkimit Evropian i bënë sërish sot thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin Manastirit mesjetar të Deçanit, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 23 hektarë tokë. Ky vendim sipas diplomatëve është parakusht për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Në Japoni vazhdon takimi i nivelit të lartë të shtatë vendeve më të pasura të botës.