Ditari - Kurti këmbëngul: Kryetarët e komunave nuk do të largohen nga zyrat

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se nuk do t’i largojë nga zyrat kryetarët e komunave në veri, megjithë kërkesat e diplomacisë perëndimore. Ndërkohë opozita në Kosovë, paralajmëroi përdorimin e të gjitha rrugëve institucionale e politike, për të ndalur siç tha, degradimin e shtetit. Ish-ambasadori amerikan në NATO Kurt Volker i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet në veri të vendit, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës. Gjykata e apelit për Krime Lufte në Hagë vendos të rrisë masat e dënimit për dy aleatë të ish-Presidentit serb Slobodan Millosheviç, që i konsideroi përgjegjës për krime në Bosnje dhe në një qytet në Kroaci.