Ditari - SPAK urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Your browser doesn’t support HTML5

Të dërguarit amerikanë dhe evropianë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, përfunduan sot takimet në Prishtinë, që synonin uljen e tensioneve dhe rikthimin e palëve në bisedimet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Tërheqja e forcave të sigurisë, pjesëmarrja e banorëve serbë në votime dhe krijimi i Asociacionit janë mosmarrëveshjet kryesore. Një studim të INSTAT-it zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve të Shqipërisë janë tejet të ndotur, një problematikë që sipas ekspertëve të mjedisit është neglizhuar prej vitesh e vazhdon të injorohet. Ekspertët thonë Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përballet me disa sfida në politikën e jashtme pas fitores së një mandat të ri. Ata mendojnë se zoti Erdogan po synon ndoshta një përmirësim të marrrëdhënieve me Uashingtonin.