Zgjedhjet e së martës në SHBA, demokratët sigurojnë fitore të rëndësishme në disa shtete

Your browser doesn’t support HTML5

Demokratët arritën të sigurojnë disa fitore të rëndësishme në zgjedhjet e së martës në nivel shtetëror. Në Ohajo një nga çështjet në fletët e votimit ishte dhe ajo e abortit kur zgjedhësit votuan në shumicë për të ndryshuar ligjin e shtetit, duke rivendosur të drejtën për abort.