Zadrimë, përpjekjet e grave për biznes

Your browser doesn’t support HTML5

Në Dajç të Zadrimës, një grup grash dhe vajzash të zonës, në përpjekje për të mbështetur ekonominë familjare, janë angazhuar në punëtorinë “Ngjyrat e Zadrimës”. Fshatrat e zonës shquhen për mjeshtërinë e grave në punimet me tezgjah, një traditë kjo e pasur dhe plot ngjyra.