Protestë kundër vizitës së Milorad Dodikut në Podgoricë

  • Ali Salaj

Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë së parlamentit të Malit të Zi, në shenjë proteste kundër vizitës në Podgoricë të Milorad Dodik, presidentit i Republikës Serbe të Bosnjes.

Protestuesit bënë thirrje kundër udhëheqësit të serbëve të Bosnjës dhe kryetarit të parlamentit malazez, Andrija Mandiç, i cili ishte mikpritës i takimit dhe përfaqëson partitë pro-ruse dhe pro-serbe në Malin e Zi.

Your browser doesn’t support HTML5

Protestë kundër vizitës së Milorad Dodikut në Podgoricë

Protestuesit thanë se në këtë ditë janë vrarë njerëz të komunitetit mysliman në Shtërpci nga forcat serbe dhe me këtë akt të sotëm Mali i Zi “po i vret sërish”.

"Ky është thelbi i kësaj historie dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ne nuk i mbështesim kriminelët”, thanë ata.

Qeveria dhe presidenti i Malit të Zi thanë se nuk kanë informacione zyrtare për vizitën e presidentit i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik.