Politikani holandez Geert Wilders tha të mërkurën se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit, në një përpjekje për të lehtësuar formimin e një qeverie të re të krahut të djathtë, gati katër muaj pas zgjedhjeve në të cilat partia e tij fitoi shumicën e votave.
Geert Wilders ishte përfshirë në bisedime me aleatët e mundshëm që nga zgjedhjet e 22 nëntorit, për më shumë se 100 ditë, por ato nuk dhanë asnjë fryt. Një negociator i caktuar për të ndihmuar procesin pritet të raportojë gjetjet e tij në parlament të enjten.
“Unë mund të bëhem kryeministër vetëm nëse të gjitha partitë në koalicion e mbështesin atë. Nuk ndodhi kështu", shkroi ai në platformën e mediave sociale X.
"Unë me të vërtetë dua një kabinet (të krahut të djathtë). Më pak strehimkërkues dhe emigracion... Dashuria për vendin tim dhe votuesit, është e madhe dhe më e rëndësishme se posti im”, shkroi ai.
Ik kan alleen premier worden als ALLE partijen in de coalitie dat steunen. Dat was niet zo. Ik wil graag een rechts kabinet. Minder asiel en immigratie. Nederlanders op 1. De liefde voor mijn land en kiezer is groot en belangrijker dan mijn eigen positie. Ik hou van NL ❤️
— Geert Wilders (@geertwilderspvv) March 13, 2024
Televizioni kombëtar holandez NOS, raportoi më herët se zoti Wilders ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shpresa e tij për t'u bërë kryeministër ndërsa luftonte për të formuar një qeveri të qëndrueshme.
Duke cituar burime politike në Hagë, NOS tha se Partia e Lirisë e zotit Wilders dhe tre parti të tjera konservatore që përpiqeshin të formonin një koalicion të krahut të djathtë, po shqyrtonin një skenar sipas të cilit udhëheqësit e partive do të qëndronin në parlament dhe nuk do t'i bashkoheshin qeverisë së re.
Zoti Wilders tha më 14 shkurt se ai ishte i gatshëm të shqyrtonte "të gjitha mundësitë " për të formuar një qeveri, qoftë të pakicës ose një qeveri jashtëparlamentare, në vend që të çonte vendin në zgjedhje të reja.
Pas zgjedhjeve të 22 nëntorit, partia e zotit Wilders fitoi 37 vende në dhomën e ulët prej 150 vendesh të parlamentit holandez. Katër partitë që u përfshinë në bisedime për formimin e qeverisë kanë shumicën prej gjithsej 88 vendesh. Anketat pas zgjedhjeve tregojnë se mbështetja për partinë e zotit Wilders vazhdon të rritet.
Lexoni edhe këtë Holandë, fitore e thellë në zgjedhje e populistit dhe anti-islamikut Geert WildersRritja e së djathtës ekstreme në një peizazh politik të polarizuar po ndodhë për vite me radhë në Evropë, por fitorja e zotti Wilders ishte një tronditje për Holandën dhe më gjerë.
Geert Wilders shpesh ka bërë thirrje për ndalimin e xhamive, shkollave islame dhe Kuranit, por në një lëshim ndaj partnerëve të mundshëm të koalicionit, në muajin janar ai tërhoqi projektligjin për zbatimin e katre synimeve.
Holanda nuk është e vetmja që ka parë një zhvendosje nga e djathta. Partitë e ekstremit të djathtë pritet të shënojnë rritje të dukshme në zgjedhjet e qershorit për parlamentin e Bashkimit Evropian.