Ditari- Basha për 21 janarin: Nuk kam dhënë urdhër për zjarr

Your browser doesn’t support HTML5

Një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha ku ai flet për marrëdhëniet në PD, reformën zgjedhore dhe përpjekjen e fundit për normalizimin e punimeve e të parlamentit. Lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, për çështjen e 21 janarit ai thotë se nuk i druhet hetimeve. Zoti Basha thotë se urdhëri për të qëlluar ndaj protestuesve nuk ka dalë nga ai. Në Shqipëri, me urdhër të SPAK u arrestua drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe çështjen e përdorimit të dinarit në zonat e banuara me shumicë serbe.