Ditari - Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: SHBA-të të mbeten të angazhuara në Ballkan

Your browser doesn’t support HTML5

Një intervistë me nën Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikan Philip Hughes, i cili thotë se shtetet e Ballkanit përballen me sfida që veshtirësojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së e NATO-s. Ai flet edhe mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama mirëpriti sot planet e kompanisë amerikane Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner për të investuar në turizmin shqiptar. Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, me sa duket, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër presidentit Vladimir Putin. Opozita ruse tha se ajo që u cilësua si “Mesdita kundër Putinit” ishte një protestë paqësore, por politike kundër rizgjedhjes së tij.