Ditari - O'Brien: Përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm

Your browser doesn’t support HTML5

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien thotë se Shtetet e Bashkuara po ndjekin stërvitjet ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe theksoi se presidenti i Serbisë e di se përdorimi i forcës ndaj Kosovës është i papranueshëm. Ai u bëri thirrje palëve të ulin tensionet. Në prag të 25 vjetorit të fushatës së NATO-s që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë, diplomati amerikan me përvojë, Shaun Byrnes që drejtonte një mision vëzhgues para ndërhyrjes së aleancës, sjell në një intervistë për Zërin e Amerikës kujtimet e tij dhe analizon situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të miratojë të premten një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara që bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për shkak të vetos nga Rusia dhe Kina.