Ditari- Shembet ura “Francis Scott Key” në Baltimorë

Your browser doesn’t support HTML5

Në ujrat e portit të qytetit amerikan Baltimorë vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar pas shembjes së urës pasi nje anije mallrash u përplas me të. Deri tani 6 persona figurojnë të humbur. Dje Rusia dështoi në kërkesën e saj për një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të debatuar lidhur me 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s ndaj forcave serbe. Gjatë emisionit "Ditari" do të zhvillojmë një intervistë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të merrte pjesë në mbledhje në rast se ajo do të zhvillohej. Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet vendore. Një nga garat që ka ngjallur interes është ajo për Stambollin, ku një rol të rëndësishëm pritet të luajnë votuesit kurdë.