Kosova kërkon nga BE-ja heqjen e masave ndëshkuese të vendosura vitin e kaluar

Your browser doesn’t support HTML5

Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj saj pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit, që duhej t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja.