Biden, Trump me qëndrime të forta për mikroprocesorët dhe Kinën

  • Carolyn Pressuti

FILE - A sign marks the entrance of the Micron Technology automotive chip manufacturing plant in Manassas, Virginia, Feb. 11, 2022.

Industria e teknologjisë së lartë në Amerikë po ndjek me vëmendje kandidatët e pritshëm presidencialë dhe përparësitë e tyre në fushën e prodhimit të mikroprocesorëve. Administrata e Presidentit Biden së fundmi njoftoi planet për një investim të madh në industrinë e prodhimit të mikroprocesorëve.

Your browser doesn’t support HTML5

Biden, Trump me qëndrime të forta për mikroprocesorët dhe Kinën


Mikroprocesorët janë pjesë e rëndësishme e celularëve, makinave elektrike, satelitëve dhe madje edhe frigoriferëve. Ndonëse janë shpikur në Shtetet e Bashkuara, tani vetëm rreth 12 për qind e mikroprocesorëve prodhohen në Amerikë.

"Prodhimi po rikthehet në Amerikë!", tha Presidenti Joe Biden.

Presidenti Joe Biden përdori Ligjin për Mikroprocesorët dhe Shkencën për të bërë fushatë javën e kaluar, duke njoftuar gjashtë miliardë dollarë fonde federale për fabrikat e reja të kompanisë “Micron” në Nju Jork dhe Ajdëho. Në kombinim me investimet prej 125 miliardë dollarësh të kompanisë “Micron”, Presidenti Biden tha se ky është investimi më i madh privat në këto dy shtete.

“Paraardhësi im dhe miqtë e tij republikanë kanë një pikëpamje shumë të ndryshme. Ata kundërshtojnë Ligjin për Mikroprocesorët dhe Shkencën, që po fuqizon këtë rritje ekonomike sot. Duhet t’i japim fund këtyre ndasive. Unë ju premtoj se do të jem president i të gjithë Amerikës, përfshirë atyre që nuk votojnë për mua. Investimi i sotëm i ndihmon amerikanët kudo”, tha Presidenti Biden.

Gjatë mandatit të tij presidencial, Donald Trumpi i kërkoi drejtuesit të atëhershëm të kompanisë “Intel” ta shpallte nga Shtëpia e Bardhë projektin prej shtatë miliardë dollarësh për prodhimin e mikroprocesorëve.

“Faleminderit për këtë, zoti President”, tha Brian Krzanich, Shef ekzekutiv i kompanisë “Intel”.

Por qeveria nuk kishte ofruar fonde për të mbështetur projektin. Subvencionimi i kompanive të prodhimit të mikroprocesorëve është një politikë mjaft e re dhe ekspertët thonë se këtu ndryshojnë pikëpamjet e dy kandidatëve presidencialë.

"Në vitin 2015, shumica e amerikanëve dhe administrata e Presidentit Obama nuk kishin asnjë shqetësim për çështjen e prodhimit të mikroprocesorëve. Kjo ka ndryshuar. Administrata e Presidentit Trump ndryshoi pikëpamjen tonë ndaj Kinës. Megjithatë, administrata e Presidentit Biden ka qenë në gjendje të zbatojë disa plane të dobishme”, thotë eksperti James Lewis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ish Presidenti Trump përdori tarifat për t’iu kundërvënë kërcënimit të Kinës.

"Ne kemi vendosur tarifa ndaj mallrave dhe produkteve të Kinës me një vlerë prej 300 miliardë dollarësh që shiten në vendin tonë dhe që Kina i ka shfrytëzuar ato", tha ish Presidenti Trump.

Pesëdhjetë miliardë prej tyre ishin artikuj të teknologjisë së lartë. Zoti Trump ka përmendur shpesh Kinën në fushatë.

"Unë do t’ia heqë Kinës statusin tregtar të vendit më të favorizuar", tha ai.

Që nga miratimi i Ligjit për Mikroprocesorët dhe Shkencën, të propozuar nga Presidenti Biden, kanë filluar 83 projekte për rritjen e prodhimit të mikroprocesorëve në Shtetet e Bashkuara.

Eksperti James Lewis thotë se nëse rizgjidhet në postin e Presidentit, zoti Trump do të duhet të zbatojë fazën e dytë të Ligjit për Mikroprocesorët dhe Shkencën.