Papa  del nga spitali

Papa Gjon Pali doli sot nga spitali, ku ju nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të trakeostomisë, për ta ndihmuar atë të marrë frymë.

Papa doli nga spitali sonte, i shoqëruar nga forcat e sigurisë gjatë rrugës së shkurtër për në Vatikan.

Më parë Papa u foli shkurtimisht nga dritarja e spitalit besimtarëve që ishin grumbulluar jashtë për ta përshëndetur. Është hera e parë që Papa flet në publik, që nga dita kur u operua muajin e kaluar.

Papa foli me një zë të ngjirur, ai i falënderoi besimtarët që kishin ardhur për ta parë dhe pastaj u uroi atyre Ditën e Dielë.

Më 24 shkurt, mjekët kryen ndëryrjen kirurgjikale, për ta ndihmuar Papën të marrë frymë. Vatikani thotë se Papa nuk është kuruar përfundimisht, por ndjehet mirë fizikisht dhe do ta marrë veten në shtëpi.