Filmat më të mirë të javës

Ne vend te peste eshte filmi ”Gues Who”...komedia e Ashton Kutcher-Bernie Mac, adoptim i filmit te vitit 1967, i cili ben fjale per mardheniet nderracore. Rolet perkatese ne filmin e pare u luajten nga Sidney Poitier dhe Spencer Tracy, perkrah Judith Scott ne rolin e Katherine Hepburn. Skenarist filmi ishin David Ronn dhe Jay Scherick, te cilet perpunuan cdo klishe qe shqeteson nje baba qe kerkon ta mbaje vajzen sa me larg nga i dashuri i saje i nje race tjeter. Dyshja po punon ne riberjen e nje filmi te llojit ”Baywatch”

Duke pesuar nje renie te ndjeshme, ne vendin e katert radhitet filmi ”Sin City”. Ështe filmi i pare sivjet nga tre ku luan aktorja Jessica Alba qe u jep shikueve nje pamje te plote te hijeshise se aktores. Ne kete film ajo luan rolin e nje vajze qe kercen ne klubet e nates per burra. Dhe konkretisht ka gjetur aktorin Bruce Willis per ta mbrojtur ate nga dikush qe nuk ja don te miren.

”Fever Pitch” ka arritur te ruaje vendin e trete qe nga java e kaluar. Komedia rreth nje fanatiku te dashuruar pas baseballit ka per aktor Ione Skye, te njohur per filmat e pavarur, Kadee Strickland nga filmi ”The Grudge” dhe Drew Barrymore qe e kemi pare ne filmin ”Never Been Kissed”...e dashuruar pas komedianit Jimmy Fallon.

Filmi hit i javes qe kaloi vazhdon te kete sukses ne vendin e dyte kete jave, ”Sahara” . Nderkohe ne vendin e pare, nje film me nje buxhet prej afro $19 milion qe ka korrur sukses tre ditet e para te daljes, ”The Amityville Horror”. Ky version i riperpunuar nga njeri nga 11 filmat me fitimprures te vitit 1979....tregon ngjarjen makabre te nje familjeje qe blejne nje shtepi ku para nje viti kane ndodhur disa vrasje masive.