Ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për krijimin e një ekipi të përbashkët mjekësor që do të shërbejë me forcat paqeruajtëse në Afganistan.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Pandeli Majko, i Kroacisë Berislav Roncevic dhe i Maqedonisë Jovan Manasijevski e nënshkruan marrëveshjen sot në selinë e Natos në Bruksel.
Dokumenti përmban strukturën organizative të ekipit mjekësor, pajisjet dhe kualifikimin, si dhe procedurat për ndryshimin me radhë të drejtimit të ekipit mes të tre vendeve, çdo 6 muaj.