Një film i ri tregon vështirësitë e emigrantëve aziatikë për t’u përshtatur në Amerikë

“The beautiful country” është një film i Hans Peter Molandit për një refugjat vietnamez që niset për një udhëtim të gjatë në Amerikë në kërkim të të atit. Filmi tregon vuajtjet e njerëzve gjatë udhëtimit dhe çfarë vështirësish duhet të kapërcejnë që të arrijnë më në fund në botën e re. Shumë emigrantë aziatikë mund ta identifikojnë vete me personazhet e këtij filmi.

Në platformën e një anijeje transporti në Detin e Kinës Jugore, qindra refugjatë aziatikë i bëjnë ballë urisë, etjes dhe sëmundjeve në përpjekje për të arritur në Amerikë. Young Binh është njëri prej tyre. Si i biri i një ushtari amerikan, ai ndjehet i mënjanuar në Vietnam. Kështu ai ndërmerr udhëtimin e gjatë për në Amerikë që të gjejë të atin që jeton në Teksas.

Gjatë udhëtimit të tij, Binh takohet me Ling një prostitutë e bukur kineze. Ling ndihmon Binhin që ta kryejë udhëtimin dhe të arrijë në New York. Aktorja kineze Bai Ling interpreton Lingu, një grua e fortë dhe praktike.

“Ajo gjen një burrë, ashtu si shumë gra të tjera. Shumë nga shoqet e mia në Lindje, gjejnë një doktor, një avokat, sepse është e vështirë që t’ia dalësh vetëm nga një kulturë tjetër: as para, as gjuhë, asgjë”.

Aktori vietnamezo-amerikan Damien Nguyien interpreton Binhin. Ai thotë se personazhi i tij kalon të gjitha llojet e vuajtjeve fizike.

“Çfarëdo që ndodh, ai nuk ankohet kurrë dhe nuk dorëzohet kurrë”.

Ai shkon në Teksas të gjejë të atin.

“Personazhi kryesor mendon se gjithçka do të jetë e thjeshtë, se do ta presin me krahë hapur dhe se do të krijohej menjëherë një lidhje emocionale, por nuk ndodhi kështu. Ishte një moment reflektimi”.

Megjithëse me buxhet të kufizuar, aktorët janë të famshëm, mes së cilëve Nick Nolte që interpreton babain. Filmi i regjisorit Hans Peter Moland “The beautiful country” është një dramë e fuqishme që paraqet portretin njerëzor në momentet më të mira dhe më të këqia.