Hetuesit britanikë dhe italianë marrin në pyetje një nga të dyshuarit për sulmet e dështuara në Londër

Avokatja tha se Hamdi Isak foli sot në Romë me hetuesit britanikë dhe italianë lidhur me lëndët plasëse që kishte vendosur në metronë e Londrës. Policia e arrestoi atë në fund të korrikut në Romë.

Britania ka akuzuar tre të pandehur të tjerë për vendosjen e bombave të tjera që nuk u aktivizuan. Po ashtu, një klerik mysliman tha se do të kthehet në Britani nga Libani nëse autoritetet britanike e lejojnë.

Omar Bakri u largua nga Britania të shtunën pasi u citua nga mediat të kishte thënë se nuk do të informonte policinë nëse kishte dijeni për myslimanë që po planifikonin sulme terroriste. Ndërkaq, autoritetet në Kajro liruan një biokimist egjiptian, i cili u ndalua muajin e kaluar nën dyshimet se ishte përfshirë në shpërthimet e korrikut në Londër.