Dy amerikanë dhe një gjerman marrin Çmimin Nobel në Fizikë

Dy amerikanë dhe një gjerman fituan këtë vit Çmimin Nobel në Fizikë për punën e tyre në fushën e optikës.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi sot në Stokolm se amerikani Roy J. Glauber do të marrë gjysmën e shumës prej 1 presje 3 milion dollarësh për përshkrimin e tij teorik të aktivitetit të thërmiave të dritës.

John L. Hall i Shteteve të Bashkuara dhe Theodor W. Haensch nga Gjermania do të ndajnë gjysmën tjetër të çmimit për punën e tyre në përcaktimin me precizion të lartë të ngjyrës së dritës që emetojnë atomet dhe molekulat.

Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha dje shkencëtarëve australianë Barry J. Marshall dhe J.Robin Warren për diagnostikimin e shkakut të ulçerës. Çmimet Nobel në kimi, letërsi dhe ai i paqes do të njoftohen po këtë javë. Çmimi Nobel në ekonomi do të njoftohet më 10 tetor.