Miliona irakianë morën sot pjesë në referendumin për kushtetutën e re të vendit.Pas mbylljes së qendrave të votimit dhe fillimit të numërimit të votive, zyrtarët zgjedhorë vlerësuan se në referendum morën pjesë rreth 61 përqind e të 15 milion njerëzve me të drejtë vote.
Ata thane se niveli i pjesmarrjes i kalonte 66 përqind në të paktën 7 nga të 18 provincat e vendit dhe se vetëm në dy provinca në votim morën pjesë më pak se një e treta e votuesve.
Në referendum votuesve iu bë një pyetje e vetme: a e miratoni kushtetutën e re të Irakut? për të cilën ata duhet të përgjigjeshin "po" ose "jo".
Dhjetra mijra forca të sigurimit dhe policë si dhe trupa të koalicionit siguruan mbrojtjen e njerëzve.
Gjatë ditës pati raste sporadike dhune por jo njoftime për sulme në shkallë të gjerë nga kryengritësit. Njoftimi i vetëm i konfirmuar ishte ai për vdekjen e 3 policëve irakianë nga shpërthimi i një bombe.
Për miratimin e kushtetutës nevojitet një shumicë e thjeshtë, por ajo mund të dështojë nëse hidhet poshtë nga dy të tretat e votuesve në të paktën 3 provinca. Rezultati përfundimtar pritet pas tre ditësh.