Zyrtarët nigerianë thonë se të gjithë pasagjerët e avionit të rrëzuar kanë humbur jetën

Zyrtarët e Nigerisë thonë se mesa duket të gjithë udhëtarët e aeroplanit që u rrëzua mbrëmë në Lagos kanë gjetur vdekjen. Në avionin e tipit Boing 737 kishte 117 udhëtarë së bashku me ekuipazhin. Zyrtarët e Kryqit të Kuq thonë se nuk ka shenja për ndonjë të mbetur gjallë.

Zyrtarët nigerianë dhe shtypi shtetëror njofton se mbeturinat e aeroplaniot të shoqërisë Bellview Airlines u gjetën në shtetin Ogun, jo larg nga Lagosi. Njoftimet e mëparshme vinin në dukje se aeroplani kishte rënë në shtetin Oyo, rreth 200 kilometra në veri të Lagosit.

Aeroplani, me destinacion Abuxhan, humbi kontaktin me kullën e kontrollit në Lagos, pak kohë pas ngritjes. Njoftimet e shtypit thonë se piloti bëri kërkesë për ndihmë, pak kohë para se aeroplani të zhdukej nga radarët. Radioja shtetërore nigeriane thotë se në aeroplan kishte edhe zyrtarë të lartë.