Protesta gjatë vizitës së z. Papulias në Shqipëri

Presidenti i Greqisë Karolos Papulias e përfundoi para kohe vizitën e tij në Shqipëri për shkak të protestave kundër vizitës.

Zyrtarët thanë se zoti Papulias anuloi një takim në Sarandë me Presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu kur një grup protestuesish u mblodh jashtë ndërtesës për të demonstruar.

Protestuesit ishin pjestarë të pakicës çame të dëbuar nga Greqia pas Luftës së Dytë Botërore të akuzuar për bashkëpunim me nazistët.