Presidenti francez Shirak thirri një takim të këshillit të sigurimit të vendit lidhur me trazirat

Presidenti francez Zhak Shirak thirri një takim të këshillit të sigurimit të vendit pasi trazirat u përhapën mbrëmë në qytete të tjera.

Protestuesit u vunë zjarrin qindra makinave anembanë vendit dhe për herë të parë në qendër të Parisit. Autoritetet thanë sot se protestuesit, kryesisht imigrantë nga vendet afrikano-veriore, tani po përdorin telefonë celularë dhe internetin për të bashkërenduar sulmet.

Gjatë natës disa makinave u vu zjarri në disa lagje të kryeqytetit që deri dje kishin qënë të qeta. Mbrëmja e djeshme ishte e dhjeta me radhë, e mbushur me dhunë që kur dy të rinj me origjinë afrikano-veriore i zuri aksidentalisht korenti ndërkohë që mundoheshin t’i fshiheshin policisë.

Dhuna ka ndezur debate lidhur me dështimin e Francës për të integruar imigrantët. Kryeministri francez, Dominik Dë Vilëpën pritet të njoftojë së shpejti masa për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të mundësive të imigrantëve.