Nju Jork Tajms: Një nga drejtuesit e Al-Kaidës ka dhënë informacione të rreme për Irakun

Sipas gazetës Nju Jork Tajms, një nga drejtuesit e Al-Kaidës i arrestuar nga forcat amerikane, ka dhënë informacione të rreme që më pas u përdorën nga administrata e Presidentit Bush në mbështetje të argumenteve se Iraku stërviste elementë të Al Kaidës për të përdorur armë të paligjshme.

Në numrin e sotëm, duke iu referuar një dokumenti të agjencisë së zbulimit të Pentagonit, Nju Jork Tajmsi shkruan se Ibn al-Shaykh al-Libi dha informacione të rreme në hetuesi. I kapur në Pakistan në vitin 2001, al-Libbi u tha hetuesve se Iraku kishte stërvitur elementë të Al Kaidës për të përdorur armë biologjike dhe kimike.

Gazeta shkruan se ekspertë të zbulimit e kuptuan se pretendimet e tij mbi lidhjet e al-Kaidës me Irakun ishin të gabuara, disa mauaj para adminsitrata e presidentit Bush ta përdorte këtë informacion në kuadër të argumentave se përse duhej rrëzuar Sadam Huseini.