Haga liron nga akuzat për krime lufte një ish komandant të myslimanëve të Bosnjes

Një ish komandant ushtarak i myslimanëve të Bosnjes u lirua nga akuzat për krime lufte në lidhje me masakrën e kroatëve të Bosnjes në vitin 1993.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë e mori këtë vendim sot pasi prokurorët dështuan të provojnë se Sefer Haliloviç kishte komanduar trupat që vranë dhjetra njerëz në fshatrat Grabovica dhe Uzdol gjatë konfliktit të viteve 90-të në Bosnje-Hercegovinë.

Gjykata urdhëroi lirimin e njerëhershëm të zotit Haliloviç. Vrasjet ndodhën gjatë një operacioni të forcave myslimane për të hequr bllokadën e qytetit Mostar nga forcat kroate. Zoti Haliloviç u dorëzua në gjykatë në vitin 2001.