Kosovë: kthehen trupat e 41 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

Autoritetet serbe kthyen në Kosovë trupat e 41 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të fundit të viteve 90-të dhe të varrosur në varreza masive në Serbi.

Trupat iu dorëzuan të premte autoriteteve të Kombeve të Bashkuara në zonën kufitare të Merdares. Trupat besohet t’u përkasin shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë, që pastaj jenë çuar me kamion në një qendër stërvitore të policisë jashtë Beogradit dhe në zona të tjera për t’u varrosur në varreza masive.

Që nga zbulimi i varreve, autoritetet serbe kanë nxjerrë 836 trupa dhe më shumë se 600 prej tyre ua kanë kthyer familjeve.

Specialistë të mjekësisë ligjore thanë se planifikojnë të bëjnë analizat e ADN-së për të përcaktuar identitetin e viktimave dhe t’ua kthejnë ato familjeve. Ata u kanë bërë thirrje të afërmve të personave të humbur të japin mostra gjaku për të ndihmuar në procesin e identifikimit. //az//