Drejtori i CIA-s thotë se torturat janë kundërproduktive

Drejtori i CIA-s, Porter Gos tha se torturat janë kundërproduktive dhe Shtetet e Bashkuara nuk i përdorin ato kundër të ndaluarve.

Në një intervistë me rrjetin ABC zoti Gos thotë se Shtetet e Bashkaura e sigurojnë informacionin përmes marrjes në pyetje të të ndaluarve nga profesionistë që nuk përdorin torturat.

Drejtori i CIA-s, nuk bëri komente mbi një amendament të paraqitur nga senatori John McCain që e bën torturën të jashtëligjshme. Zoti Gos tha se ai nuk nbën lobizëm për ligje dhe nuk merret me hartim politikash.

Po ashtu ai nuk bëri komente për njoftimet e fundit të shtypit se CIA ka qendra të fshehta burgimi në vendet e Evropës Lindore ku mban të dyshuar për terrorizëm. Por zoti Gos tha se disa prej njoftimeve që kanë dalë në shtyp, janë sipas fjalëve të tij, tërësisht të pavërteta.