Haga merr vendimin për një gjyq të vetëm ndaj Sllobodan Millosheviçit

Gjykata e Hagës për Krime Lufte mori vendimin të mos e ndajë çështjen e Kosovës nga gjyqi që ka të bëjë me rolin e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ekipi prej tre gjykatësish e mori këtë vendim sot. Ata kishin sugjeruar më parë zhvillimin e gjyqeve të veçanta, për shkak të shqetësimeve në rritje mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-presidentit jugosllav, që e ka vonuar vazhdimisht procesin. Gjykata gjithashtu e shtyu gjyqin deri më 23 janar, me rastin e ndërprerjes për Krishtlindje, si dhe për tre javë të tjera për t’i dhënë mundësi Sllobodan Millosheviçit të pushojë.

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e të pendehurit që t’i lihet më tepër kohë ekipit të avokatëve të tij dhe e kritikoi atë se po ia kushton shumicën e kohës Kosovës, në përpjekje për ta detyruar gjykatën ta shtyjë procesin. Sllobodan Millosheviç përballet me më tepër se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.