Solana paralamëron ndërprerjen e ndihmave ndaj Autoritetit Palestinez në se Hamas fiton në zgjedhje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana tha se organizata mund të pezullojë ndihmat për palestinezët, në se grupi i armatosur Hamas fiton në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk dënon dhunën.

Paralajmërimi i sotëm i Bashkimit Evropian u bë ndërsa ka shenja që Hamasi, i cili synon eliminimin e Izraelit, mund të arrijë fitore në zgjedhjet e 25 janarit. Ndihma evropiane për palestinezët pritet të arrijë në 300 milionë dollarë gjatë 2006.

Javën e kaluar Kongresi amerikan miratoi një rezolutë të ngjashme, ku theksohej se ndihmat për Autoritetin Paestines do të viheshin në rrezik në se grupi Hamasi hynte në qeveri.